Pas marrjes së detyrës së kryetarit, gruaja e tij uron Ramën nga Londra

13:15 | 7 Dhjetor 2021
F.T

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka dhënë betimin e tij në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Mirëpo, urimin nga gruaja e tij për fillimin e punës si kryetar i kryeqytetit, e mori përmes rrjetit social, për shkak se ajo me fëmijët e tyre aktualisht gjenden në Londër.

Në rrjetin social Instagram, Kristale Ivezaj Rama, ka publikuar një fotografimi ku shihen duke komunikuar online, ku ka shkruar në anglisht “Dita e inaugurimit”.

Rama me familjen e tij kanë jetuar në Londër, mirëpo pas fitores në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, ai ka bërë të ditur se do të kthehen të jetojnë në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme