Google ADS

Pas marrëveshjes për demarkacion, Selimi dyshon se dikush bëri pazar me tokën e shtetit

22:44 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar marrëveshjen e sotme që kanë bërë partitë politike për demarkacionin.

Ai ka ngritur dyshime se dikush ka bërë pazar me tokë të shtetit. Nuk ka hezituar ta quaj edhe plaçkë marrëveshjen.

Postimi i tij:

Tash po e di edhe më mirë se si na i kanë plaçkitur tokat dikur… Tash po e kuptoj edhe më shumë se si janë rritur shtetet fqinj – me tokat tona… Herë duke na i prerë e herë duke na i blerë… herë na i paskan grabitur e herë i paskemi pas shitur…”, ka shkruar Selimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme