Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet, pas letrës së dërguar tek liderët botërorë.
Haradinaj të martën njoftoi se u ka dërguar një letër kryeministrave të botës ku thuhet se: “Kosova bisedon me Serbinë si shtet sovran”.
“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiq për “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.
Haradinaj në letrën e tij kishte shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohje të ndërsjella”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...