Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo në Ferizaj kanë mbetur pa kryetar, pasi krerët e tyre kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre për tu avancuar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi dhe ish kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni që nga janari kanë lënë postin e të parit në këto gjykata për tu avancuar si gjyqtar në Departamentin Special në gjykatën e shkallës së dytë, që është Gjykata e Apelit të Kosovës.
Kjo ka bërë që këto dy gjykata të mbesin me ushtrues detyre, deri në hapjen e konkursit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Zyrtarë të KGJK-së i kanë thënë arbresh.info se shumë shpejt do të hapet konkursi për kryetar të këtyre dy gjykatave themelore.
Zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj, nuk ka dhënë detaje se kur do të hapet konkurs për plotësimin e këtyre dy vendeve, mirëpo, ka thënë se konkursi do hapet shpejt.
“Konkursi do të hapet së shpejti”, ka thënë shkurt Qorraj.
Përveç Bytyqit dhe Hysenit, në pozitë janë avancuar edhe nëntë gjyqtarë.
Qorraj ka treguar edhe zëvendësimin që është bërë dhe do bëhet për gjyqtarët që janë avancuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lutfi Shala, Mentor Bajraktari, Vesel Ismajli, Suzana Çerkini, Kujtim Krasniqi dhe Violeta Namani,
Sipas saj, në vend të tyre tashmë janë caktuar gjyqtarët tjerë, shkruan arbresh.info.
“Po, janë caktuar gjyqtarët nga Departamenti i Administratës në Departamentin e krimeve të rënda nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Po ashtu, KGJK ka avancuar në Gjykatën e Apelit edhe Zyhdi Haziqi, Beqir Kalludra dhe Azra Cakolli.
Sipas Qorrajt , këto pozita të gjyqtarëve do të zëvendësohen me gjyqtar nga brenda, ndërsa për pozitat e lira që do të realizohen brenda gjykatës do të hapet konkurs.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen që ka mbajtur më 21 dhjetor, pati caktuar edhe nëntë gjyqtarë në departamentet speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit.
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, KGJK ka caktuar gjashtë gjyqtarë, Lutfi Shala, Mentor Bajraktari, Vesel Ismajli, Suzana Çerkini, Kujtim Krasniqi dhe Violeta Namani, ndërsa në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, Këshilli ka caktuar tre gjyqtarë, gjyqtarin Tomislav Petroviqin, ish- kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqin, si dhe ish-kryetarin e Gjykatës në Ferizaj, Bashkim Hysenin.
Pas largimit të Afërdita Bytyqit, ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë është caktuar gjyqtari Arben Hoti, ndërsa në Gjykatën Themelore në Ferizaj KGJK ka caktuar ushtrues detyre të kryetarit, gjyqtarin Sahit Krasniqi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...