Pas Kurtit, edhe Hoxhaj i bënë thirrje diasporës shqiptare t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

11:30 | 18 Mars 2021
arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për  procesin e Regjistrimit të Popullsisë në Republikën e Maqedonisë̈ së Veriut, dhe mbajtja e një mbledhje se bashku mes dy qeverive.

Kreu i PDK-së Enver Hoxhaj, u bëri thirrje të gjithë të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive, pasi që kjo ka të bëjë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Temë kryesore në ketë takim ka qenë që në Maqedoni ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe temë kryesore ka qenë që gjithë diaspora shqiptare nga Ballkani, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi do të duhet të jenë në mbështetje dhe të japin kontributin e tyre qe sa me shumë shqiptar të regjistrohen. Kjo ka të bëjë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Si PDK bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive që të shihet sa shqiptarë jetojnë jashtë vendit”, tha Hoxhaj.

Albin Kurti i bën thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë – Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë̈ së Veriut, Artan Grubi, tha se me Hoxhaj kanë pasur shumë procese në të  kaluarën dhe do të vazhdojmë në të ardhmen.

Sipas tij deri më tani janë regjistruar 72 mijë qytetarë.

“Në Maqedoni ka filluar regjistrimi rreth popullsisë dhe e ftova Hoxhaj që të del në ndihmë. Dhe t’i ndihmojnë bashkëqytetarëve tanë qe të regjistrohen në diasporë. Mbajta e mbledhjes e përbashkët e dy qeverive tona, dhe mezi po presim formimin e  qeverisë së re dhe të vazhdojmë takimet mes dy qeverive.  Deri më tani 72 mijë qytetarë janë  të regjistruar dhe po presim deri në 300 mijë, dhe kemi kohë deri në prill”, tha ai.

I pari në Kosovë që i është bashkuar kësaj fushate është lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ditë më parë përmes një videomesazhi i bëri thirrje diasporës shqiptare që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullësisë në Maqedoninë e Veriut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme