Këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pas kritikave për dakrën e famshme, “Darka e Lamës”.
Ai ka thënë se në sallë ishin rreth 100 persona dhe sipas tij nuk ka pasur shkelje të rregullave pandemike, transmeton arbresh.info.
“Pjesëmarrës kishte vetëm në 15 për qind të të gjithë sipërfaqes. Largësia ndërmjet tavolinave ka qenë afro 2 metra”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Darka e Lamës është darkë institucionale- shtetërore ku janë promovuar prodhimet vendore, ndaj është mbajtur si e tillë. Në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona te ftuar. Salla në të cilën është mbajtur darka është e dedikuar për 800 persona, për raste të kongreseve, kurse 500 persona për organizime të tjera. Rrjedhimisht nuk ka pasur shkelje të rregullave pandemike.
Nuk ka pas nevojë për leje prej Qendrës Operative Emergjente të MSH-së, sepse nuk ishte kongres, apo konferencë, por një darkë tradicionale. Pra, një aktivitet protokollar me pjesëmarrjen e ambasadave të akredituara në Kosovë, prodhuesve vendorë, si dhe personaliteteve nga shëndetesia, arti, kultura, shkenca, inovacioni dhe përfaqësuese të grave të Krushës.
Pjesëmarrës kishte vetëm në 15 për qind të të gjithë sipërfaqes. Largësia ndërmjet tavolinave ka qenë afro 2 metra.
Pjesëmarrësit kanë qenë të vaksinuar. /arbresh.info/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...