Raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbië po përkeqësohen edhe më shumë. Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, kanë qenë disa deklarata të ministrit serb, Vulin që nuk i kanë pëlqyer liderëve kroatë.
Gjatë një akademie përkujtimore për viktimiat në kampin Jasenovac, Vulin kishte thënë se për të shkuar në Kroaci, nuk i pyet ministrat kroatë, por Vuçiqin.
“Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e jo ministrat kroatë”, kishte thënë dje Vulin, transmeton lajmi.net.
Kjo deklaratë kaq direkte, ka shkaktuar reagim të ashpra në Kroaci.
Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar mbrëmë vonë se deri në një vendim tjetër,Vulin është “persona non grata” (person i padëshiruar) në shtetin kroat.
“Ka indicikacione se Vulini kur mbajti një përkujtim për viktimat e kampit në Jasenovac, kishte paralajmëruar një vizitë këtu. Ai është i njohur për një retorike të pahijshme, dhe deklarimet e tilla nuk kontribuojnë në raportet tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kroate.
Ndaj këtyre deklaratave reagoi edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Ai tha se deklaratat e tilla janë ofenduese, dhe nuk janë zgjidhje.
“Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë”, tha Plenkoviq.
Ndryshe në Kroaci u bë e ditur se të gjitha institucionet janë njoftuar që Vulinit t’i ndalohet hyrja.
Edhe Kosova kohë më parë e kishte dëbuar për në Serbi këtë ministër.
Kjo për shkak të retorikës nacionaliste që ai përdor. /Lajmi.net
Krasniqi: Pavarësisht se kush do të jetë President, ne do je...
Pacolli për Thaçin: Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyr...
PSV deklason Gironën, Dinamo Zagreb triumfon bindshëm ndaj s...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare