Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) vlerëson se inicimi i shkarkimit të Bordit të RTK-së nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtetit Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është i ndërtuar mbi kualifikime politike rreth proceseve në RTK dhe për asnjë moment mbi të vërtetat faktike. Përsëritja e të pavërtetave, nuk e bën të vërtetë një pohim të tillë.
Bordi i RTK-së, përmes një reagimi, ka argumentuar dhe faktuar në secilin raportim të komisioneve përkatëse të gjitha vendimet dhe veprimet e veta, në përputhje të plotë me rregulloret e veta dhe ligjin e RTK-së. “Kujtojmë se raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2020 e ka cilësuar atë të pakualifikuar, duke renditur si një ndër raportet më të mira të pasqyrave financiare të RTK-së”.
“Sa i përket auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), konfirmojmë se Bordi i RTK-së ka qenë dhe është gjithmonë i hapur të auditohen pasqyrat financiare të këtij mediumi”, thuhet në reagim.
“Më 22 prill 2021, Bordi i RTK-së unanimisht kishte njoftuar ZKA-në se është e mirëpritur që të vijë dhe të bëjë auditimin financiar. Sa i përket auditimit të mëparshëm, ZKA ka audituar RTK-në mbi performacën. Për auditimin financiar, ZKA ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kufizimet ligjore, prandaj i është drejtuar Zyrës Ligjore të Kuvendit për të sqaruar kompetencën e saj rreth auditimit të pasqyrave financiare të RTK-së. Megjithëkëtë, RTK, paraprakisht, nëpërmjet deklaratës publike, të lëshuar më 22 prill 2021, ka bërë të ditur se mirëpret ZKA-në të vijë dhe të auditojë pasqyrat financiare të RTK-së, pavarësisht përgjigjes nga Zyra Ligjore e Kuvendit”.
Më tej në reagim thuhet se “Bordi i RTK-së ka qenë dhe mbetet i hapur për të dhënë përgjigje ndaj Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së për çdo çështje që ka të bëjë me fushveprimtarinë e tij, në çdo situatë dhe rrethanë”.
“Bordi i RTK, shpejt do të dalë për publikun me një përgjigje të detajuar për të gjitha dilemat e ngritura publikisht nga komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës, të cilat qëllimisht kanë deformuar të vërtetën mbi punën dhe zhvillimin e RTK-së”.
Në reagim gjithashtu thuhet se “inicimi i këtij shkarkimi, në këtë mënyrë, i Bordit të RTK-së, është në kundërshtim me Ligjin për RTK-në dhe mbi të gjitha shkel të drejta kushtetuese, të cilat burojnë nga mandati i anëtarëve të Bordit”.
“Lufta politike kundër mediumit publik, e ndërtuar mbi “faktet alternative”, është e padrejtë dhe me qëllim të vetëm të instrumentalizimit të mediumit publik për nevojat politike”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota.
Ndryshe, Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka votuar sot rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të RTK-së. /arbresh.info/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...