Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas publikimit të incidentit mes Xhafer Tahirit dhe studentes së këtij fakulteti.
“Sqarim publik në lidhje me video incidentin e raportuar sot gjatë zhvillimit të provimit në Fakultetin Juridik të UP-së.
Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, pas raportimit në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të një incizimi (video), i cili ka ndodhur gjatë zhvillimit të provimit të vitit të parë, në lëndën “Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore”, sqaron si në vijim:
Provimi në lëndën “Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore” është mbajtur sipas afatit të shpallur paraprakisht dhe për mbarëvajtjen e provimit janë kujdesur tre (3) anëtar të personelit akademik: Dr.sc Emine Avdyli, Prof. Dr. Flutura Tahiraj dhe Mr.Sc Xhafer Tahiri.
Pas përfundimit të këtij provimit, në medie ka qarkulluar një video incident nga ky provim.
Zyra e Dekanit të Fakultetit Juridik ka kontaktuar me dy profesoreshat e lartpërmendura dhe me Mr.sc.Xhafer Tahiri. Dr.sc Emine Avdyli dhe Prof. Dr. Flutura Tahiraj kanë konfirmuar që studentja e përfshirë në video incident ka kopjuar në provim, pastaj ka refuzuar të identifikohet dhe ka tentuar qe bashkë me testin të largohet nga salla. Pas kësaj, bartësit e lëndës Dr.sc. Emine Avdyli dhe Mr.sc.Xhafer Tahiri kanë tentuar ta ndalin studenten në fjalë për ta identifikuar me qëllim të zbatimit të masave dhe inicimit të procedurës disiplinore, siç parashihen me Statutin e UP-së.
Po ashtu, dy profesoreshat Dr.sc Emine Avdyli dhe Prof. Dr. Flutura Tahiraj konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë dhunë apo sjellje tjetër të ngjashme, siç është paraqitur në publik (rrjete sociale dhe portale). Andaj përtej këtyre pamjeve dhe videos së shfaqur, është konstatuar se provimi në lëndën në fjalë është mbajtur sipas standardeve që kërkohen.
Fakulteti Juridik dhe personeli akademik i tij mbetën të përkushtuar të ndalojnë dukurinë e kopjimit dhe sjelljet e tjera negative të cilat janë shfaqur në provime dhe aktivitet tjera të studentëve. Për me tepër, është shqetësues fakti kur këto fenomene tentohet të pasqyrohen negativisht në raport me integritetin e personelit akademik të fakultetit.
Me qëllim të parandalimit të dukurisë se kopjimit në provime, nga Fakulteti Juridik janë duke u ndërmarrë hapa konkret në muajt e fundit, e kjo edhe me qëllim që studentëve të përkushtuar t’u ofrohet një ambient objektiv i mësim-nxënies që mundëson një vlerësim dhe formim cilësor për juristët e rinj”, shkruan në reagimin e Fakultetit Juridik.
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...