Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë, Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kamenicës

20:20 | 8 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi xhandarmëria serbe sot ka hyrë në fshatin Karaçevë.

Haxhiu ka kritikuar kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke thënë se ai përpos që nuk po i mbështet banorët, po i detyron edhe të shpërngulën nga aty pasi që edhe shkollat i ka mbyllur. Shkruan abresh.info

“Qendron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij.”

Ai ka vlerësuar se Kastrati do të duhej të jap dorëheqje, gjithashtu edhe për drejtorin e Policisë Kufitarë të Kosovës e ka thënë të njëjtën gjë, mirpo Haxhiu thotë se edhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, duhet të shkarkohet  brenda 24 orëve./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Komuna e Dardanës/Kamenicës mbylli shkollat në brezin kufitar, për pasojë e kemi shpërnguljen e popullatës dhe ja pasojat dhe rezultati, xhandarët e Serbisë shetisin nëpër Karaçevë lirshëm.

Qendron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij.

Po ashtu, drejtori i policisë kufitare nese nuk jep dorëhqje, duhet të shkarkohet brenda 24 orëve.

Njerëz në këto pozita kanë përgjegjësi për kufijt e komunës e tërë Kosovës, në të kundërtën duhet t’i lshojnë ato pozita për ata që kanë dije e guxim.

Në raste të tilla tregohet patriotizmi, trimëria dhe gatishmëria për t’a mbrojtur vendin në çdo cep, e jo në fb e konferenca shtypi

Të ngjashme