Pas humbjes së LDK-së në Podujevë, Isa Mustafa mbledh deputetët

10:50 | 30 Nëntor 2020
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbaj një takim me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Ky takim do të mbahet në orën 14:00.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për arbresh.info deputeti Frashër Demaj.

“Po si çdo javë që mbajmë takime do të mbajmë edhe sot në orën 14:00”, tha ai.

Ndryshe, në këtë takim do të diskutohet edhe për humbjen e djeshme të LDK-së në Podujevë.

Arbresh.,info do t’ju sjell direkt zhvillimet nga ky takim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme