Pas homazheve tek varri, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka shkuar edhe tek familja e presidentit Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Abdixhiku ndër të tjera tha se Rugova mbetet vula identitare e lirirë dhe Pavarësisë së Kosovës.
“Vepra e paarritshme e Presidentit Rugova mbetet vula identitare e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u rreshtua drejt vlerave perëndimore në momentet më të vështira, ndërtoj kohezion brenda e aleanca të pathyeshme jashtë; udhëhoqi nëpër kohë të paqarta, dhe tregoi me bindje rrugën përpara. Trashëgimia e tij politike e atdhetare është orientim dhe projeksion i ndërtimit të një shoqërie ku kultivohen të drejtat fundamentale për një shoqëri moderne. Kjo trashëgimi e tij, vazhdon të jetë udhërrëfyese edhe për gjeneratën e sotme e të ardhme. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO dhe në BE, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, është e udhërrëfim për ne”.
“Ibrahim Rugova, Ati themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe politike e historisë së Kosovës. Identifikimi me të, prandaj, paraqet vlerë; e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh”, ka thënë Abdixhiku.
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...