Pas heqjes së karantinës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

22:53 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran. Menjëherë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Deri tani janë planifikuar shtatë fluturime për ditën e diel, 27 shtator.

Kështu ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësynë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të Dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar ai.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme