Kryetari i Komunës së Kamenicës pas gjendjes së krijuar nga vërshimet merr vendim për shpallje të Gjendjes Emergjente.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, përmes këtij vendimi obligon Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në Komunë.
Ekipet Komunale dhe ekipet e Zjarrëfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve aty ku ka nevojë.
Për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët vazhdojnë të kenë probleme nga vërshimet e ditëve të kaluara, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...