Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu ka deklaruar sot ndërprerjen e aktivitetit të tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo ndërprerje e aktivitetit të Mëziut ka ardhur për siç ka thënë ai se rrethanat e pa favorshme e kanë shtuar zymtësinë për një sukses të tij në aferën politike.
Sipas tij, rrethanat e krijuara politike duke analizuar te nominuarit e deritashëm favorizojnë Imri Ahmetin të jetë i pa konkurrent për Kryetar Komune edhe në këtë mandate.
Mëziu i cili me profesion është doktor, ka thënë se është e vështirë për të që të bëjë dallime dhe t’i përkushtohet politikës e në të njëjtën kohë të merret me trajtimin e të sëmurëve.
“Duke parë përgjegjësinë gjatë angazhimit politikë që kemi ndaj zgjedhësve-qytetarëve edhe unë dua të jem ai që zgjedhë dhe jo të jem i zgjedhur. Prandaj zgjedhë të jem qytetarë i lirë pa angazhime politike duke ju falënderuar të gjithëve për angazhime dhe kontribut me shpresë që të tjerët, do të punojnë shumë me përkushtim dhe më mirë se unë,” ka shtuar Mëziu.,raporton Periskopi
Ditë më parë nga PDK, është dorëhequr edhe Shukri Buja i cili dje e ka bërë të ditur aderimin e tij në partinë e NISMA-s për Kosovën, por e ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të Lipjanit, nga radhët e kësaj partie.
Njëjtë ka vepruar sot edhe ish-ministri i arsimit Ramë Buja, i cili e ka bërë publike dorëheqjen e tij nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka dal partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit si pjesë e Koalicionit PAN, por pavarësisht kësaj shumë individ janë dorëhequr nga kjo parti duke shprehur pakënaqësitë e tyre./arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen