Google ADS

Pas djegies së flamurit, reagojnë disa nga mediat serbe

17:57 | 20 Dhjetor 2021
KRG

Media serbe në Bosnje Glas Srpske ka reaguar ndaj djegies së flamurit të Serbisë nga ana e protestuesve të mbledhur para kryeministrisë.

Në shkrimet e bëra mediat serbe i kanë konsideruar protestuesit si “ekstremistë” të ndihmuar edhe nga politikanët nga Kosova.

Ndërsa më tej, ata kanë zbuluar edhe një skenar, ku sipas tyre gjysma e protestuesve do shkojnë ta presin kolonën e Aleksandër Vuçiç sapo të mbërrijë në aeroport.

Shkrimet nga mediat serbe:

Ekstremistët shqiptarë, me ndihmën e bollshme të politikanëve nga Kosova, kanë përgatitur protesta kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ata kanë vendosur edhe një skenë për protestuesit në qendër të Tiranës – mëson “Novosti”.

Informacioni i fundit është se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do të tentojnë të presin kolonën që shkon nga aeroporti.

Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiq.

Sipas burimeve, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lusaj, personat më të besuar nga ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha.

Bashkëbiseduesit tanë të mirëinformuar pohojnë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.

Kujtojmë se ekstremistët shqiptarë protestuan kundër presidentit Vuçiç edhe në vitin 2019, kur ai vizitoi Tiranën për të rënë dakord me Edi Ramën për nismën “Ballkani i Hapur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme