Ish-Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, ka kohë që nuk shkon në Familjen Jashari, as në përvjetorët e vrasjes së kësaj Familje. Ndërkohë, të dielën, Presidenti i Shtetit ka arritur të takoje në kafe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është djali i Hamzë Jasharit.
Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë viteve të fundit deri te dera Familjes Jashari në Skenderaj. Por, s’kishte shkuar në odën e tyre. Nuk është sqaruar asnjëherë pse Thaçi s’ka shkuar në konakun e familjes që ka sakrifikuar më së shumti për Kosovën.
Por, të dielën, Shefi i Shtetit, ka shftytëzuar një kafe, për të takuar djalin e Hamzë Jasharit, Bekimin, i cili është edhe Kryetar i Skenderajt.
Foton e takimit e ka publikuar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Pata kënaqësinë që sot, së bashku me miqtë e mi, me Presidentin Thaçi, Kryetarin dhe nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, të pijmë kafe, në Drenicë, përtej çdo politike. E kaluara me të tashmen, japin optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë!”, ka shkruar Lladrovci.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?