Google ADS

Pas disa orëve përfundon takimi i Këshillit të AAK-së

18:00 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Pas disa ore ka përfunduar takimi i Këshillit të AAK-së të mbajtur me kryetarin e saj Ramush Haradinaj.

Pas takimi nuk është prononcuar askush për media.

Ky takim është mbajtur më qellim të votimit të anëtarëve të AAK-së për një koalicion me LDK-në ku AAK do t’i ketë 4 ministri, raporton portali arbresh.info.

Gjatë ditës zyrtarë të saj kanë mbajtur një takim pune më të nominuarin për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hotin.

Pas këtij takimi palët deklaruan që besojnë se javën tjetër Kosova do të ketë Qeverinë e re të përbërë nga LDK-AAK-NISMA-AKR dhe minoritetet jo shumicë.

Në rast se ky koalicion do të formojë Qeverinë atëherë partia e parë fituese Vetëvendosje ka paralajmëruar që do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje pasi që sipas tyre partia e dytë nuk ka të drejtë të mandatohet për të formuar Qeverinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme