Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vjet burgim të akuzuarin për përdhunimin e 11 vjeçarit Kujtim Veseli.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i akuzuari për përdhunimin dhe vrasjen e 11 vjeçarit ishte recidivist i veprave penale, pasi kishte edhe 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale.
“Përkundër pranimit të fajit, si dhe një historie të bujshme të rasteve kriminale, atij i është
mundësuar që të vazhdojë të dhunojë Kujtimin. Në shikim të parë mund të duket se drejtësia është vënë në vend, mirëpo rrugëtimi drejt drejtësisë për Kujtimin nuk duhet të përfundojë këtu”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Statusi i plotë i Kurtit:
Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burgim të akuzuarin S.O. për përdhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit, 11 vjeçarit ashkali nga Fushë Kosova. S.O. ka pasur 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale të ngritura në momentin e ndalimit, ku edhe ka pranuar se e ka dhunuar seksualisht të ndjerin.
Aktakuzat nuk kanë qenë të thjeshta. Një prej tyre ka qenë për vrasje, një për lëndim të lehtë trupor e një për sulm.
Përkundër pranimit të fajit, si dhe një historie të bujshme të rasteve kriminale, atij i është
mundësuar që të vazhdojë të dhunojë Kujtimin. Në shikim të parë mund të duket se drejtësia është vënë në vend, mirëpo rrugëtimi drejt drejtësisë për Kujtimin nuk duhet të përfundojë këtu.
Përgjegjësia (institucionale) është më e gjerë se fajësia (individuale).
Pikërisht ky rast ishte temë diskutimi në takimin që sot bashkë me znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Furtuna Sheremeti patëm me udhëheqësin e UNICEF-it, z. Murat Sahin, dhe bashkëpunëtorët e tij, znj. Teuta Halimi dhe z. Laurat Raça. Gjithashtu në takim diskutuam për problemet më të mëdha që shpërfaq ky rast. Vrasja dhe përdhunimi i vazhdueshëm i Kujtimit kanë qenë të parandalueshme.
Sipas raportit të Avokatit të Popullit, një zinxhir i tërë i institucioneve dështoi t’i parandalojë dhunimin dhe vrasjen e Kujtimit, duke ia shkelur atij të drejtën në jetë dhe një varg të drejtash të mbrojtura të fëmijëve.
Dje, S.O. u shpall fajtor, mirëpo llogaridhënie duhet të ketë edhe nga institucionet dhe zyrtarët shtetërorë që e lanë Kujtimin plotësisht të pambrojtur nga rreziku që i kanosej, përkundër faktit që ishin të njoftuar për rrezikun dhe pozitën e cenueshme të tij.
Në Kosovë ka shumë “Kujtima”. Problemi është që jo të gjithë i njohim. Jo të gjitha rastet i dijmë. Por rasti i Kujtimit tonë na rikujton sa probleme fundamentale ka sistemi ynë i drejtësisë i cili duhet të orientohet kah politikat rehabilituese, dhe duhet të japë përgjegjësi për dështimin në mbrojtje, e vecanërsisht kur bëhet fjalë për fëmijët.
Luftimi i racizmit kudo që e hasim dhe ndërtimi i një shoqërie të barabartë dhe të drejtë është obligim i secilit prej nesh. Qasja në institucione publike dhe mbrojtja institucionale na takon çdonjërit, pa dallim. Prandaj dua të shpreh përkrahjen time dhe solidaritetin me initiativën qytetare: Drejtësi për Kujtimin! Ju bëj thirrje që ta nënshkruani edhe ju.
Kërkesat e peticionit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut:
1) Policia e Kosovës të kërkojë falje për neglizhimin e rastit të Kujtimit,
2) Kryeprokurori dhe Prokuroria e Shtetit të inicojnë hetime për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës, dhe
3) Qeveria e Kosovës ta kompensojë familjen e Kujtim Veselit për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Peticionin mund ta nënshkruani në këtë vegëz: https://tinyurl.com/yxgyarnr
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare