Pas ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvend, të gjithë qytetarët e vendit po e presin me padurim heqjen e vizave nga ana e BE-së në mënyrë që të njëjtit të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Evropës.
BE ka vënë kusht që pos demarkacionit, kusht të jetë edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sa i përket procedurës se çfarë duhet bërë tani Kosova deri te liberalizimi i vizave, lidhur me këtë, “Indeksonline” ka realizuar intervistë me njohësin e çështjeve integruese, Avni Mazrekun.
Profesori universitar ka treguar hapat që duhet ndjekur drejt këtij qëllimi madhor. Ai fillimisht ka përsëritur qëndrimin e tij se askush nuk mundet të përcaktojë afat se kur hiqen vizat për Kosovën.
Më tej, Mazreku thotë se Kosova duhet t’i kushtojë rëndësi më tepër Këshillit të Bashkimit Evropian sesa Parlamentit. Sipas tij, strukturat e Kosovës që janë MPJ e MIE duhet të merren më tepër me politikën e jashtme për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se deri tani të njëjtit janë marrë më shumë me bisedimet në Bruksel, kjo sipas tij, është gabim në këtë proces.
Poashtu, Mazreku ka theksuar se model për Kosovën për këtë punë është edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.
“Ai e kupton shumë mirë mënyrën se si merren vendimet në Bashkimin Evropian dhe i cili vazhdimisht rolin e vet në Politikën e Jashtme të Shqipërisë e artikulon duke u takuar me zyrtarë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kur është në pyetje marrja e një vendimi të caktuar për shtetin Shqiptar”, është shprehur ai.
Intervista e plotë me profesorin, Avni Mazreku rreth procedurës së Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Mazreku pas ratifikimit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend, cila mund të jetë koha kur qytetarët e Republikës së Kosovës mund të lëvizin lirshëm për në vendet e Evropës?
Ne e kemi thënë edhe më herët para se të ratifikohet demarkacionit me Malin e Zi, duhet me ripërsërit edhe njëherë për qartësi të opinionit publik se cili do rast apo cila do tendencë për me përcaktu afat kohor se kur merret vendimi final për vizat për Kosovën është jo i drejtë, është jo i drejt për faktin se, raportet e Kosovës dhe Bashkimit Evropian nuk mund të konsiderohen raporte normale kontraktuale dhe nuk mund të parashikohen vendimet politike për derisa ekziston pesë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo për faktin se strukturat institucionale të Bashkimit Evropian, strukturat ndërqeveritare që në këtë rast janë, Këshilli Evropian i cili kompozohet nga shefat e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian që ka nivel ministror të përfaqësimit nga ana e shteteve janë organe ndër qeveritare dhe mënyra se si merren vendimet në këto dy organe e determinon raportin Kosovë-Bashkim Evropian, në organin e parë në Këshillin Evropian vendimet janë gjithmonë konsensuale që nënkupton duhet me u pajtu të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, për shumicën e vendimeve sidomos për ato që kanë të bëjnë për politikën e jashtme, të zgjerimit dhe politikat tjera.
Ndërsa në rastet e caktuara përdoret edhe sistemi i shumicës së kualifikuar, mirëpo sistemi i kualifikuar në Këshill Evropian merret vetëm në rastet kur ka psh; zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Evropian ose raste të tjera por që s’ka të bëjë me politikën e jashtme.
Ndërsa në Këshillin e Bashkimit Evropian organ i cili e merr vendimin final për vizat për Kosovën, shumica e vendimeve merren sipas shumicës së kualifikuar, sistem ky i cili është shpikur por është involvuar së pari me traktatin e Nicës në vitin 2002 dhe është avancuar me traktatin e Lisbonës.
Cili është skenari për Kosovën për këtë çështje?
Skenari për Kosovën është si vijon tash pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi që ka qenë njëri ndër kushtet kryesorë . Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk mund të konsiderohet i bllokuar , ky proces tani është zhbllokuar. Ky proces vazhdon në organet e tjera të Bashkimit Evropian.
Cilat janë hapat procedurale deri te marrja e vendimit final?
Komisioni Evropian tash duhet të bëjë një rekomandim i cili rekomandim jep dy organet e Bashkimit Evropian. Në këtë rast Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.
Normalisht unë nuk shoh problem në Parlamentin Evropian sepse Parlamenti Evropian gjithmonë ka pasur vendime positive për Kosovën, për shkakun se në Parlamentin Evropian kemi përfaqësim të qytetarëve e jot ë shteteve dhe normalisht Parlamenti Evropian e mbështet më tepër kontekstin supernacional të Bashkimit Evropian, jo ndërqeveritar sikur që është rasti te Këshilli Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.
Problemet për Kosovën do të paraqiten kur situate vjen në Këshillin e Bashkimit Evropian për shkakun se atje varet nga qëndrimi i shteteve për marrjen e një vendimi final. Edhe pse ka ka një sistem të votimit që quhet sistem i shumicës së kualifikuar prapë se prapë roli i shteteve është determinues.
Cili është versioni më optimist për Kosovën?
55 % të shteteve duhet me votu pro këtij vendimi që përfaqëson 65 % të popullësisë të Bashkimit Evropian, që është e mundur të arrihet ky kriter, mirëpo rreziku apo skenari i frikshëm për Kosovën është se ky sistem i votimit si shumicës së kualifikuar e garanton edhe mundësinë e përdorimit të minorancën bllokuese.
Minoranca bllokues kompozohet nga minimum 4 shtete, por mund të jenë edhe 5,6,7,8, me këtë rast Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete anëtare të BE-së, rrjedha logjike është se këto 5 shtete munden me e përdorë minorancën bllokues dhe këtyre 5 shteteve të iu bashkohen shtetet e tjera. Siç është rasti i Polonisë dhe Çekisë apo vendet e tjera të cilat shtete e kanë deklaruar hapur qëndrimin e tyre kundër politikës së dyerve të hapura dhe në rast se këtyre katër shteteve respektivisht pesë iu bashkohet Polonia dhe Çekia atëherë vendimi për vizat për Kosovën ai final prapë mund të bllokohet.
Çka nënkupton kjo:
Politika apo strategjia e lobimit përkatësisht strategjia e bërjes së politikës së jashtme të Kosovës deri më tani nuk ka qenë efektive dhe nuk ka dhënë efekte.
Sepse kryesisht institucionet e Kosovës janë koncetruar në takime përkatësisht lobime me teknokratët e Bashkimit Evropian me zyrtarë të BE-së në Bruksel, çka në fakt kjo nuk është tepër negative, nuk është shumë negative por siç duket strukturat e politikes së jashtme të Kosovës që në këtë rast janë, MPJ-ja, MIE-ja, zyra e Presidentit dhe organet e tjera nuk e kanë kuptu drejtë që vendimet finale për politikën e jashtme dhe politikën e zgjerimit nuk merren në Bruksel, por merren apo determinohen nga roli i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj kjo strategjie përcjellur deri më tani është koha e fundit kur duhet të ndërrojë dhe zyrtarë të Kosovës sidomos këta që janë të involvuar në politikën e jashtme duhet me provu me bashkëpunu përkatësisht me e preventu mundësinë e bllokimit nga ana e shteteve anëtare të BE-së dhe duhet me fillu vizitat bilateral me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Model për Kosovën për këtë punë është Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë i cili e kupton shumë mirë mënyrën se si merren vendimet në Bashkimin Evropian dhe i cili vazhdimisht rolin e vet në Politikën e Jashtme të Shqipërisë e artikulon duke u takuar me zyrtarë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kur është në pyetje marrja e një vendimi të caktuar për shtetin Shqiptar.
Me këtë formë pra në këtë metodë duhet tash edhe zyrtarët përkatës respektiv të shtetit të Kosovës me e përdorë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...