Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, ka thirrur konferencë për media.
Kurti para gazetarëve tha se me ambasadorët foli për propozimin e Qeverisë për situatën në veri të vendit.
“Dje në 12 kam pasur një telefonatë me Borell në lidhje me situatën pas zgjedhjeve në veri, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm për dialogun me Serbinë, me Borellin dhe me vendet mike sot kam shprehur normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë, deaskaloimi vjen nga Partitë serbe prej urdhrave të Beogradit”, dekaroi Kurti.
Kurti ka prezantuar planin pesëpikësh që ua ka dërguar atyre për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
1. Sunimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.
3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kreyjnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atsmosferë të lirë dhe demokratike.
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organozhet takim i nivelit të lartë./Arbresh.info/
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata