Zgjodhi një mënyrë të pazakontë për ta falënderuar.
Farat e ndryshme u bënë pjesë për të bërë portretin e tij.
Është ky gjakovari, Alkent Pozhegu, që përmes farave bëri portretin e presidentit amerikan, Joe Biden.
E ky portret kishte një mesazh domethënës.
Angazhimi i presidentit të ri të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, u bë shkas që Pozhegu në shenjë falënderimi të bëjë një portret të tillë në ditën e inaugurimit të tij.
“Kom punu dy javë rreth kësaj ideje. Në ditën e inaugurimit të tij kom dashtë me bë këtë mozaik. Për nder të punës së tij rreth Kosovës kom dashtë ta falënderoj”, u shpreh ai.
Ky punim unik për pak orë bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare.
“ Mediat ndërkombëtare e kanë shfaq këtë mozaik. Kom pa që shumë media kanë shkruar rreth kësaj. Kam realizua disa portrete të ndryshme”, tha tutje.
Duket që falënderimi ndaj Presidentit të ri të SHBA-ve, nuk do të ndalet me kaq.
“Po, nëse ai do të vijë në Kosovë si President kom mendu me ba edhe diçka tjetër”.
Ndonëse deri tash ka bërë edhe disa vepra të tjera për personalitete botërore, Gjakovari tregon se cili personalitet kosovar do të jetë portreti i radhës.
Pozhegu, që Kosovës i solli tri çmime nga Guinness, po shihet i neglizhuar nga institucionet e vendit.
“Gjithmonë jam vetë financues. Përveç Komunës së Gjakovës asnjë nga ministritë deri tash nuk më ka ndihmuar”, shprehet Pozhegu.
E ndonëse portretet e tyre i ka shfaqur përmes artit të tij, ai ende nuk ka pasur mundësi asnjë nga ata t’i takojë dhe të flasë për punën e tij./V.Selimi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...