Koloneli i njohur shqiptar dhe ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka reaguar pas incidentit në veri të Kosovës, ku u arrestua dhe më pas deportuar shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç.
Në një status në “Facebook”, Demiraj shkruan se provokimi i zyrtarëve serbë ka marrë përgjigjen e merituar dhe se Serbia nuk ka asnjë shans të kthehet në Kosovë. Ai thotë që provokime të tilla nuk janë veçse tentativa për të parë se si do të reagojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë.
Demiraj tërheq vëmendjen që uniteti politik dhe stabilizimi i vendit është përgjigja më e mirë ndaj provokimeve të tilla antishqiptare.
STATUSI I DEMIRAJ
Të dashur bashkëkombas!
Përshëndes koleget e Forcave Speciale të policisë së Kosovës ROSU dhe lidershipin politik për ndalimin, sipas ligjit të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të zyrtarit të lartë serb që hyri pa lejen e autoriteteve vendase.
Provokimi i zyrtarëve serbë në Kosovë ka marrë përgjigjen e merituar dhe është mesazh për cilindo që prek pavarësinë territoriale të Kosovës, për të cilën gjenerata shqiptarësh kanë luftuar me pushkë e penë, për të qenë zot në shtëpinë e tyre.
Serbia nuk e ka as edhe një shans të kthehet me sërish në Kosovë. Kosova tashmë si shtet me të gjitha njohjet e saj duhet të ketë ushtrinë e saj sigurisht me buxhet më të madh, në mënyrë që të bëhet pjesë e NATO-s sa më shpejtë.
Të dashur vëllezër!
Ka ardhur koha që shqiptarët në tërësi dhe ata të Shqipërisë dhe Kosovës në veçanti t’i kthehen çështjes kombëtare, si çështja më prioritare për ardhmërinë e tyre.
Edhe pse provokime të tilla nuk janë veçse tentativa për të parë se si do të reagojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë (por dhe forcat e tyre të sigurisë) e Kombi Shqiptar në tërësi, nuk mendoj se është momenti për humbjen e vëmendjes nga ajo që është shumë e rëndësishme ne Kosove:
Uniteti politik dhe stabilizimi i vendit si përgjigja më e mirë ndaj provokimeve të tilla antishqiptare.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...