Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit që iu bë sot nga policia.
Molliqaj shkruan në profilin e tij në Facebook se PSD ka denoncuar standardin e dyfishtë mbi respektimin e masave për pandeminë.
Reagimi i tij i plotë nga Dardan Molliqaj:
Përmes aksionit të sotëm e denoncuam standardin e dyfishte mbi respektimin e masave për pandeminë. Iu drejtuam Policisë së Kosovës me parrullën: “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.
Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale.
Për neve vazhdon të mbetet shqetësuese censura e përbrendësuar e Policisë rreth respektimit të rregullave. Edhe një herë, nuk kërkojmë të mos mbahen tubimet, veç zbatim të njëjtë për secilin.
Në anën tjetër, parrullës e aksionit s’ka pse i frikësohet kush. Ato janë kushti dhe mundësia për demokracinë./Arbesh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...