Prokuroria Themelore në Ferizaj konfirmoi arrestimin e Dardan Krivaqes, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Arrestimi i tij është bërë rreth orës 12 e 05 minuta dhe do të jetë në mbajtje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa në Ferizaj po vijon protesta para Stacionit Policor, te Prokuroria Themelore dhe para Gjykatës me thirrjet se edhe këto institucione i kanë duart me gjak.
Pankartat e protestuesve po vendosen para Gjykatës Themelore, ndërkohë që po vazhdojnë thirrjet “Asnjë më”, “Marre”, “Dhunuesi në burg”, dhe “Drejtësi për Marigonën”. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...