Pas arrestimit për sulm ndaj kolegut, kirurgu në Spitalin e Gjilanit suspendohet nga puna me 50% të pagës

10:58 | 17 Janar 2024
A Z

Kirurgu L.M, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun A.M, është suspenduar nga puna per tre muaj me 50% të pagës.

Lajmin për suspendim e L.M, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, konfirmoi drejtori Emini.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun L.M , nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun A.M.

Lidhur me rastin, kirurgu A.M, ka thënë  se sulmi ndaj tij ka ndodhur në zyrën e tij në Spitalin e Gjilanit, disa minuta pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjike ndaj një pacienti.

LEXO EDHE:

Arrestohet një kirurg, sulmoi fizikisht kolegun e tij në Spitalin e Gjilanit

 

Të ngjashme