Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimet kanë dal si rrjedhojë e parashtrimeve në konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore të 27 majit 2024 në këtë rast.
Fillimisht, trupi gjykues, urdhëroi ZPS-në që palëve të i njoftojë në mënyrë të hollësishme për të gjitha masat që do i ndërmarrin për shkurtimin dhe përshpejtimin e paraqitjes së provave të veta.
“Trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të njoftojë trupin gjykues, palët dhe pjesëmarrësit sa i takon njoftimit të mëtutjeshëm për racionalizimit e provave të veta jo më vonë se 16 shtatori 2024 dhe presim të na japin në mënyrë të hollësishme dhe të çartë të gjitha hapat dhe masat që do të ndërmarrë ZPS-ja për të shkurtuar me tej dhe të përshpejtuar paraqitjet e provave të veta. Në këtë moment, pasi t’i marrim këto, trupi gjykues do të organizojë një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore për të diskutuar më tej këtë aspekt dhe për te dëgjuar parashtrimet e palëve sa i takon njoftimit që do marrim nga ZPS-ja”, tha kryegjyqtari, raporton BetimipërDrejtësi
Gjithashtu, ai urdhëroi ZPS-në që të shqyrtojnë mundësinë që seancat përgatitor të kryhen edhe në distancë.
“ZPS-ja urdhërohet të shqyrtojë mundësinë për kryerjen seancave përgatitore në distancë ose fizikisht në vendbanimin e dëshmitarëve kur është e mundur për të përshpejtuar procesin në kuadër të përgatitjes dhe nxjerrjes së shënimeve përgatitore. Trupi gjykues e ka parasysh që ky proces mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm sa i takon dëshmitarëve të krimit, dëshmitarëve të cilët kanë deklarata dhe intervista të kufizuara, mbase edhe dëshmitarëve që kryesisht shërbejnë për të konfirmuar dëshmi të tjera”, tha gjyqtari.
Charles Smith III, obligoi mbrojtjen që të bëjë njoftime brenda një ditë në rast se ka ndryshime të kohës për kundër pyetjet që i kanë parashikuar për dëshmitarët e po ashtu ZPS-ja duhet të ndërmarrë hapa të nevojshme që për aq sa është e mundshme të mos qojnë dëm asnjë ditë për të cilën kanë planifikuar që ta mbajnë në sallën e gjyqit.
“Mbrojtja duhet të jap parashikime kohore realiste sa u takon kundërpyetjeve brenda tri ditësh pune pasi marrin njoftim për bllokun e radhës të dëshmitarëve që do të thërras ZPS-ja. Sa u takon dëshmitarëve që do të fillojnë të japin dëshmi me 24 qershor të 2024, mbrojtja do të duhet të na jap këtë përllogaritje kohore jo më vonë se 12 qershor 2024”, tha tutje Smith III.
Ai shtoi se për kundërpyetjet e mbrojtjes, në rast se vlerëson trupi gjykues mund t’i reduktoj e po ashtu edhe të vendos kufij.
“Trupi gjykues do të rishikojë kohën që ka kërkuar mbrojtja dhe kur të jetë e nevojshme do të bëjë edhe parashikimet e veta për kohë të përshtatshme për kundërpyetjet dhe mund të vendos kufij nëse është e nevojshme kjo. Në rastet kur trupi gjykues vlerëson që është e nevojshme të reduktohet koha e nevojshme për kundërpyetjet e dëshmitarëve, do të ua komunikojë këtë në kohë palëve dhe pjesëmarrësve. Ky kufi kohor që do të përcaktojë trupi gjykues, do t’i shërbejë si bazë ZPS-së për të planifikuar dëshmitarët e radhës. Veç kësaj, mbrojtja do të duhet të përgatisë kundërpyetjet në bazë të afateve kohore që do të përcaktojë trupi gjykues dhe mund të kërkojë kohë shtesë për kundërpyetjet dhe do të duhet të japi argumentim për këtë”, tha ai.
Pos kësaj, ZPS-ja u obligua se në rast që del në përfundim se nuk do të thërras ndonjë dëshmitarë të caktuar, ta njoftojë menjëherë trupin gjykues dhe mbrojtjen. Kurse, për dëshmitarët e krimit, ai udhëzoi ZPS-në që të ketë parasysh që të dorëzojë dëshmitë e tyre në bazë të rregullës 153.
“Sa u takon dëshmitarëve të krimit, ZPS-ja udhëzohet të këtë parasysh mundësinë për të dorëzuar dëshminë e tyre në bazë të rregullës 153. Trupi gjykues vëren se kjo dispozitë është veçanërisht e dobishme për rastet kur; a) dëshmia e propozuar është kryesisht, ose ekskluzivisht e natyrës konfirmuese, ose b) kur dëshmia në fjalë nuk është e kontestuar. Përpara se të bëhen kërkesa sipas rregullës 153, ZPS-ja duhet të konsultojë fillimisht ekipet e mbrojtjes për të parë nëse mund të ketë kundërshtime prej tyre”, tha ai.
Veç tjerash, ZPS-ja u urdhëruar që të jep një planifikim të hollësishëm se si planifikon t’i paraqes provat veta siç kishte planifikuar deri më 1 prill 2025.
“Ky plan duhet t’i jepet trupit gjykues në mënyrë ex parte dhe jo me vonë se 21 qershori 2024. Në këtë do të ketë informacion të hollësishme si në vijime; 1) dëshmitarët që planifikon t’i thërras ZPS-ja gjatë kësaj periudhe kohore dhe t’i ketë të rendit përkatës, 2) orët që mendon se do të i nevojiten për pyetje vetë prokurorisë, 3) Cilët dëshmitarë do të jenë sipas rregullës 153 dhe, 4) cilët do të jenë sipas rregullës 154, 5) Cilët dëshmitarë të mbetur do të përdorën sipas rregullës 155 për periudhën e mbetur kohore, 6) çdo mocion jo gojor apo mocione të tjera që do të dorëzohen në këtë periudhë, 7) Cili prej këtyre dëshmitarëve do të jetë me video-lidhje dhe 8) të artikulojnë çdo faktor që mund të kenë ndikim negativ në zbatim të planifikimit të propozuar”, tha gjyqtari.
Gjyqtari shtoi se në momentin që merr këtë planifikim nga ZPS-ja do të marrë vendim nëse do të ia jep mbrojtjes së të akuzuarve dhe atij të viktimave.
“Pasi marrim planifikimin nga ZPS-ja, trupi gjykues do të vendos nëse mund të ia jep pjesërisht apo tërësisht, mbrojtjes dhe mbrojtësit të viktimave dhe për këtë do të konsultohet me ZPS-në dhe do të shoh mundësinë për organizimin e një konference për ecurinë e çështjes gjyqësore në lidhje me këtë pikë. Ky planifikim është i dobishëm në mënyrë që të gjitha palët të përgatitën në mënyrë efikase dhe të sigurohemi që kjo çështje gjyqësore të vijojë në mënyrë të shpejtë. Sigurisht që ZPS-ja nuk është domosdoshmerisht e obliguar që të ndjek planifikimin që na e ka ofruar fillimisht dhe do të jetë diçka fleksibile”, tha ai.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës