Pas raportimeve të arbresh.info se në lagjen Hajvali në rrugën “Brigada 153” kamionë të kompanive të ndërtimi po ndotin rrugën, kompania e kamionëve “JOSS& KRASNIQI”, është mobilizuar për të pastruar këtë rrugë.
Zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë arbresh.info se kompania tashmë ka nisur kamionët fshesë dhe cisternën me ujë për të bërë pastrimin e rrugës “brigada 153” në Hajvali, shkruan arbresh.info.
Menaxheri i kompanisë JOSS& Krasniqi, Shaban Hoti, i ka thënë arbresh.info se këta kamionë me fshesë dhe cisternat me ujë janë nisur nga Juniku dhe shumë shpejt pritet të arrijnë në destinacion.
“Para një orë e gjysmë e kam nis kamionin fshesë që pastron rrugën si dhe cisternën me ujë veç sa të zgjatë rruga nga Juniku deri në Hajvali”, tha Hoti .
Ai, u shpreh se punimet në atë pjesë është duke i kryer kompania “Invest Group”.
“Është kompania “Invest Group” që është duke bërë këto punime. Ne e kemi kontratë me ta për me hap temele. Nuk jam i informuar nëse Komuna e Prishtinës është në dijeni për këtë gjë, por besoj që Invest Group e kanë pa, me na thënë neve ata mos i dërgoni atje, nuk i kishim dërgu as ne”, ka thënë menaxheri i kompanisë JOSS& Krasniqi, Shaban Hoti .
Megjithatë, një gjë të kundërt po e thotë kompania “INVEST Group”.
Përgjegjësi i kompanisë “INVEST Grup”, Driton Gërbeshi, thotë se marrëveshja me këtë kompani të kamionëve është bërë për të larguar dheun nga tunelet ku ata gërmojnë, por kompania nuk ka kontratë që tu tregojë atyre vendin për hedhjen e këtyre mbeturinave.
“Ne kemi marrëveshje për largim të dheut me Kompaninë Joss & Krasniqi. Ne automatikisht e kemi të larguar përgjegjësin, pasi që kemi pasur telashe edhe në të kaluarën, edhe si e kemi ba marrëveshjen me këtë kompani ne kemi vendosur me i qëndrua larg, kështu që ne e kemi marrëveshjen për largimin e mbetjeve”, tha Gërbeshi.
Ndotjen e rrugës në Hajvali e kanë bërë edhe kamionë të kompanisë “Shala”, të cilët janë duke operuar në këtë rrugë, por përkundër insistimit të portalit, kontakti me ta ka qenë e pa qasshëm.
Arbresh.info sot gjatë ditë ka kontaktuar edhe drejtorin e Inspeksionit në Komunën e Prishtinë, Adonis Tahiri, ku ka thënë se kompanitë e kanë obligim pastrimin e rrugëve, të cilat i përdorin për ta kaluar gjatë kryerjes së punëve të tyre.
Tahiri në një prononcim për arbresh.info, u shpreh se Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, qoftë edhe vetëm për një ankesë ndërmerr menjëherë masa.
“Duhet të bëhet ankesë në komunë. Nëse banorët kanë bërë ankesë në komunë, i bie që kemi marrë masa, sepse sa herë kemi ankesa shkojmë edhe ku t’i nxojmë kompanitë i dënojmë, sa i përket ndotjes së rrugës. Gjithmonë sa herë na ka ardh një ankesë e tillë, kur i kemi gjetur kompanitë aty i kemi obliguar mi pastru dhe i kemi dënu”, u shpreh Tahiri.
Ndryshe, banorët e Hajvalisë kanë protestuar gjatë ditës së sotme, duke bllokuar kalimin e kamionëve në këtë rrugë. Ata, janë ankuar se kamionët e këtyre kompanive po ndotin dhe po dëmtojnë këtë rrugë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...