Presidenti Hashim Thaçi kishte akuzuar Albin Kurtin se ka marrë pjesë ne koncertet e “Bjello Dugmës” në kohën kur Serbia i dha atij 20 vite burg për aktivitetet me UÇK-në.
Kësaj deklarate të Thaçit i janë përgjigjur dy zyrtaret e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci në “Debat Plus”.
“Nga ky person nuk mund të presë deklaratë tjetër pasi ai është kryesori pse sot në Kosovë e kemi Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.
Haxhiu thotë se Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht kundër Gjykatës Speciale duke kundërshtuar edhe në Kuvend.
“Tash Hashim Thaçi kur ka dëgjuar se po thirret si i dyshuar apo akuzuar, ai hedh gurë mbi Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë më tej Haxhiu.
Nga ana tjetër Nagavci thotë se Thaçi është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sot Kosova.
“Nuk besoj se e merr kush seriozisht mënyra se si flet ai me mllef ndaj zotit Kurti. Problemi është se këtë person konfliktuoz e kemi president të vendit. Unë do t’ia kisha bërë atij dy pyetje: Pse nuk e paditi Dick Marty-n kur kishte paralajmëruar disa herë? Dhe e dyta: Si i ndryshoi ai raport me Lajçakun?”, tha Arbërie Nagavci.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...