Artan Murati, Këshilltari ligjor i u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, ka sqaruar se punëtorët që operojnë në Kuvendin e Kosovës janë punonjës të kompanisë së kontraktuar, e jo të Kuvendit.
Këto komente, Murati i ka bërë pasi deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, e akuzoi Osmanin për investime të gabuara dhe keqtrajtim të punëtorëve “që po sillen në Kuvend”.
“E para, shpenzimet per ndertimin e aneksit te nderteses se Kuvendit derivojne nga marreveshja(kontrata) e legjislatures paraprake, pra nuk jane kontrata/shpenzime te ketij mandati. E dyta, punonjesit qe jane te angazhuar ne punimet e aneksit te objektit te Kuvendit jane punonjes te kompanise se kontraktuar, jo te Kuvendit. Keto pretendime do te trajtohen urgjentisht dhe me seriozitet te larte”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’./arbresh.info/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2