Google ADS

Pas aksionit të Speciales, Hoti thotë se janë në koordinim edhe me sistemin e drejtësisë së Kosovës këto aksione

13:17 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas situatës së fundit.

Hoti ka bërë thirrje që të bashëpunohet me drejtësinë ndërkombëtare dhe atë vendore, shkruan Arbresh.info.

I pari i qeverisë tha se aksioni po realizohet ne bashkëpunim me sistemin e drejtësisë vendore.

Ky është postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.
Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.
Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Mbi gjashtë orë bastisja në dy shtëpitë e Jakup Krasniqit

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në vizitë zyrtare në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme