Vendet partnere të Kosovës në eksport dhe Import janë kryesisht ato perëndimore, por nuk është Serbia ajo që kryeson listat, shkruan arbresh.info.
Partnere të Kosovës në eksport janë Italia me 25.8%, Shqipëria 14.6%, Maqedonia 9.6%, Kina 5.5%, Gjermania 5.4%, Zvicra 5.4%, Turqia 4.1%, referuar të dhënave të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës.
Sipas këtyre të dhënave Kosova më së shumti eksporton Minierat dhe produktet e përpunuara të metaleve, mbeturinat metalike, produktet prej lëkure, makineritë, aparatet, ushqimet e përgatitura, pije dhe duhan, produktet vegjetale, tekstile dhe veshje, shkruan arbresh.info.
Partnere të Kosovës në import janë Gjermania me 11.9%, Maqedonia 11.5%, Serbia 11.1%, Italia 8.5%, Turqia 9%, Kina 6.4%, Shqipëria 4.4%.
Sipas të dhënave për ekonominë e Kosovës të CIA-s, Kosova më së shumti importon ushqime, bagëti, dru, naftë, kimikate, makineri, minerale, tekstile, gurë, produkte qeramike dhe qelqi, pajisje elektrike./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...