Kalicioni fitues i zgjedhjeve të parakohshme PAN po vazhdon takimet e brendshme për të implementuar programin qeverisës të mandatit 4 vjecar.
Edhe pse në media këto takime nuk janë bërë publike nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka konfirmuar për Tribuna Channel se ka pasur takime edhe në nivele të ndryshme. Sipas Krasniqit, pas formimit të qeverisë shumë shpejt do të miratohet edhe programi për mandatin 4 vjecar.
Krasniqi më tej u shpreh se çështjet si demarkacioni, asociacioni e themelimi i FSK-së do të jenë në vëmendjen e plotë të lidershipit t PAN. Ndërkaq para disa ditësh nga takimi i Presidentit Hashim Thaci me homologun serb Aleksandër Vucic u bë e ditur se dialogu do të kalojë në nivel presidentash. E megjithatë Krasniqi thotë se edhe qeveria nuk do të përjashtohet nga dialogu.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...