Partnerët e koalicionit kanë 90 vota për Demarkacionin

11:03 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi duke folur për demarkacionin me Malin e Zi në forumin “FOL Hapur” ka thënë se partnerët e koalicionit i kanë rreth 90 vota për ta miratuar këtë marrëveshje.

Thaçi ka thënë se Kosova do të vonohet shumë në liberalizimin e vizave nëse nuk miratohet demarkacioni, shkruan arbresh.info.

“Tanimë askush nuk mund të justifikohet se opozita nuk voton pasi partnerët e koalicionit i kanë rreth 90 vota. Kosova do të vonohet me vite, nëse nuk kalon demarkacioni, nuk do të ketë viza”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme