Thirrje, SMS, tubime, fushata, vizita të ndryshme, këto janë veprimet e partive politike që brenda kësaj periudhe po mundohen me çdo kusht të fitojnë zgjedhjet e këtij viti, e këtë formë po e bëjnë duke i thirrur qytetarët edhe pse nuk janë pjesë e subjekteve politike. Një “bezdisje” të tillë e kanë denoncuar tek arbresh.info dy qytetarë.
Partia Demokratike e Kosovës duke thirrur me telefon e Lëvizja “Vetëvendosje” përmes SMS-ve.
Një qytetar, që ka dashur të mbetet anonim, për arbresh.info ka thënë se nga Partia Demokratike e Kosovës, e kishin thirrur atë dhe shoqërinë e saj, që të jenë pjesëmarrëse në hapjen e fushatës së PDK-së.
“PDK-ja, realisht thirri dje edhe sdi ku i kishin marr numrat e telefonit, mandej thirrshin në telefon qaty në shoqni qa kem, edhe asnjoni prej neve so që e ka jep numrin dikun nëpër anëtarësim të PDK-së. Unë s’po di se qysh i kanë gjetë qato numra, e na thirrën than, sot fillon fushata blla-blla-blla,”, ka thënë ky qytetar për arbresh.info.
Deklaron se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga ndonjë parti tjetër politike, por ka dëgjuar se edhe në zgjedhjet e kaluar kjo parti kanë thirrur njejtë.
“Jo, nuk kam pasur telefonata të partive tjera, por kam dëgju se PDK-ja, se edhe në zgjedhjet paraprake kur kanë qenë, kanë thirrur njejtë”, ka thënë ky qytetarë, identiti i së cilit është i njohur për redaksinë.
Ndërkaq, arbresh.info, ka siguruar edhe numrin kontaktues të Partisë Demokratike të Kosovës, që ka bërë këto telefonata dhe ka kërkuar të di se nga i kanë marrë këta numra dhe kush po i siguron.
Në këtë numër është lajmruar një vajzë. Ajo pranoi se është aktiviste e PDK-së, por pa dhënë sqarime.
“Na jena veç aktivistë të PDK-së, që kemi bo thirrje”, është shprehur kjo aktiviste e PDK-së, për arbresh.info.
Gjithashtu thirrjeve të subjekteve politike nuk i ka shpëtuar edhe një vajzë tjetër, me inicialet B.Nebihu, e cila për arbresh.info, ka thënë se para një jave kishte pranuar një SMS, në telefon, ku Lëvizja “Vetëvendosje”, e kishte pasur një takim në një shkollë dhe aty do të flitnin Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe disa të tjerë.
“Sdi, m’ka ardh një SMS, prej Lëvizjes Vetëvendosje, javën e kalume edhe aty kishte pas një tubim te një shkollë edhe qe kanë pas me fol Liburn Aliu, Albulena Haxhiu edhe do tjerë të Vetëvendosjes, po nuk e di kah e kanë marr numrin tem se unë ma s’pari nuk jom e antarësume në asnjë parti politike, edhe e di që shoqnia jem nuk e kanë dhanë numrin tem naj subjekti të ndryshëm politik”, është shprehur B.Nebihu.
Hekuran Aliu, nga LENS, ka thënë se me këto telefonata kemi të bëjmë me marketing të drejtpërdrejtë dhe rastet duhet trajtohen individualisht.
“Para së gjithash, këtu kemi të bëjmë me marketing të drejtpërdrejtë dhe rastet duhet trajtohen individualisht. Për neve, si palë e tretë, është e pamundur të ofrojmë një konkluzion me kaq pak informata. Personit të cili i është shkelur privatësia ose dyshon për cenim, institucioni kompetent për adresim është Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ose edhe Gjykata kompetente. Ajo që ne mendojmë se është me rëndësi të potencohet, është mënyra e grumbullimit të dhënave nga ana palëve reklamuese. Mbledhja e të dhënave personale si dhe përdorimi i tyre, mund të bëhet vetëm kur është i ligjshëm dhe/ose me pëlqim paraprak të personit”, ka thënë Aliu, për arbresh.info.
Gjithashtu, ai tha se një gjë e tillë duhet të garantohet me ligj, kur merren të dhënat personale.
“Një tjetër veprim të cilën mund ta ndërmarrin qytetarët është kundërshtimin i shfrytëzimit të të dhënave të tyre. Një gjë e tillë garantohet me ligjin e përmendur më lartë. Kjo mund të bëhet në çdo kohë, me shkrim, duke u adresuar te pala që ka përdorur të dhënat. E njëjta brenda 8 ditëve pas pranimit të kundërshtimit duhet të ndalojë përdorimin e të dhënave për qëllime të marketingut”, ka thënë ai./E.Ballazhi/Arbresh.info
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...