Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë partitë politike ende nuk i kanë hartuar listat e tyre me emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë të legjislaturës së ardhshme.
Por ajo që thonë partitë politike në Kosovë është se në listat e tyre zgjedhore nuk do të ketë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.
Pas thirrjes së fundit të ambasadorit amerikan Greg Delaëie por edhe të mekanizmave të tjerë vendorë e ndërkombëtarë që në listat zgjedhore të mos përfshihen njerëz që kanë probleme me ligjin, partitë politike garantojnë se do të jenë të kujdesshme me emrat që do t’i fusin në këto lista zgjedhore.
‘Në listat e PDK’së nuk do të gjejnë vend ata të cilët janë të akuzuar për korrupsion. Do të jenë njerëz me dinjitet dhe që do të përfaqësojnë më së miri qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha për RTK’në Abelard Tahiri.
“Në këto lista do të jenë njerëzit më të përkushtuar, më të mirë, njerëzit që nuk kanë asnjë konflikt me ligjin dhe njerëzit që le të themi, janë me duar të pastra”, tha Blerim Grainca i LDK’së.
“Kemi qenë subjekti më i kujdesshëm që listat tona të jenë të pastra dhe njëjtë do të veprojmë prapë”, tha Driton Çaushi i VV’së.
“Të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të shkallës së parë nuk mund të jenë pjesë e listës së Nismës për Kosovën”, tha Bilall Sherifi.
Përderisa ende nuk kanë filluar me hartimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë partitë politike sqarojnë se listat e reja zgjedhore do të pësojnë ndryshime për arsye të ndryshme derisa paralajmërojnë se në to do të zënë vend edhe kuadrot e reja të inkuadruara në partitë e ndryshme politike.
Zgjedhjet mbahen më 11 qershor./Arbresh.info/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...