Përfaqësues të partive politike në vend janë deklaruar se janë të gatshëm që të shkohet në zgjedhje sapo të caktohet data nga presidenti i vendit.
Partitë politike në vend janë deklaruar të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në qershor të këtij viti.
Sipas tyre, caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit nuk shihet se do t’i presë të papërgatitura.
Madje përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se kohë më parë kanë qenë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhje.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën “Zëri” se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje sapo të përcaktohet data nga ana e presidentit.
Ai më tutje ka thënë se sipas ligjit zgjedhjet mbahen jo më pak se 30 ditë nga dita e rënies së Qeverisë dhe jo më shumë se 45 ditë.
Ai sqaron se dita e zgjedhjeve sipas ligjit duhet të shpallet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Megjithëkëtë, si datë të mundshme thotë se mund të jetë 11 qershori.
“Nëse nuk bie ditë e diel shtyhet data për një javë që të mbahen zgjedhjet, por sipas ligjit dhe datës pritet të jetë 11 qershori”, ka thënë ai.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?