Google ADS

Partitë politike po bëjnë fushatë më ndryshe, këto janë shpenzimet deri më tani (VIDEO)

10:26 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 11 qershorit ka dallime të mëdha me fushatat e mëparshme të zgjedhjeve në Kosovë.

Kështu u tha sot në konferencën për media të organizatave “Demokraci Plus” dhe “Çohu” në të cilën u prezantuan të dhëna në lidhje me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Isuf Zejna nga Demorkacia Plus tha se derisa në zgjedhjet e kaluara, subjektet politike garuese koncentroheshin më shumë për të bërë fushatë përmes gazetave dhe billbordeve, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, ato janë përqendruar kryesisht në mediat online, shkruan arbresh.info.

“Fushata elektorale kësaj here ndryshon shumë prej fushatave në të kaluarën, është shpenzuar më shumë në media sidomos në ato digjitale e më pak në billborde e gazeta. Shpenzimet e partive politike në gazeta për dallim nga vitet e kaluara kur në gazeta është bërë pjesë e madhe e fushatave kësaj here janë dukshëm më të vogla”, u shpreh Zejna.

Sipas të dhënave të “Demokracisë Plus” dhe “Çohu”, LDK-AKR-Alternativa ka shpenzuar deri më tani më së shumti për fushatë zgjedhore në tubime e nëpër media, pasuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme