Partitë politike pajtohen që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor (LIVE)

09:32 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë janë pajtuar që 22 tetori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Smajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveq kësaj i ka dhënë vërejtje KQZ-së për numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme që ka ndodhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, shkruan arbresh.info.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të informoj më mirë qytetarët për mënyrën e votimit.

Kurteshi po ashtu ka kërkuar që tu jepet më shumë hapësirë kosovarëve që jetojnë në diasporë për të dhënë votën e tyre gjë që sipas tij, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk ka ndodhur./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455325141199240/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme