Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit
130 mijë e 100 euro është shuma e mbetur e gjobave që partitë duhet t’ia paguajnë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkeljet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.
PZAP-i u pat shqiptuar partive politike mbi 257 mijë euro dënim, prej të cilave deri më tani janë paguar gjithsej 127 mijë e 250 euro, kurse kanë mbetur pa u paguar edhe 130 mijë e 100 euro.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma janë disa nga partitë të cilat kanë kryer detyrën e tyre duke paguar në tërësi borxhin ndaj PZAP-it, përderisa Partia Demokratike e Kosovës ka paguar vetëm gjysmën e borxhit, por që i mbeten edhe 16 mijë e 700 euro të tjera për t’i paguar, shkruan më tutje “Zëri”.
Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është njëherësh edhe partia që ka shumën më të lartë të gjobave gjatë zgjedhjeve, nuk ka paguar ende as një pjesë të borxhit.
Nga 78 mijë e 550 euro gjobë LDK-ja nuk ka bërë ende pagesën e saj.
As partia e kryeministrit Ramush Haradinajt nuk ka kryer pagesën e gjobave. AAK-ja ka mbi 17 mijë euro të papaguara.
Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka bërë të ditur për “Zërin” se për dy rundet e zgjedhjeve janë shqiptuar gjithsej gjoba në vlerë prej 257 mijë e 350 eurosh.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...