Pal Lekaj, ka thënë se në sondazhet e organizuara nga partia, është e nënkuptueshme që të dalë fituese e njëjta parti.
“Secila parti e ka të drejtën të organizojë sondazhe për vete dhe të shoh se ku është, ku i ka përparësitë e ku mangësitë, por këto sondazhe nuk do të duhej të shiteshin si matje e opinionit qytetarë karshi edhe partive tjera. Është shumë normale që në një sondazh partiak të dalë fitues e njëjta”, ka theksuar Lekaj.
I pyetur se sa ka mundësi që të fitojë VV, apo thjesht sondazhi nëse është një “vetëmashtrim” i tyre, Lekaj ka thënë se në zgjedhje hyjnë të gjithë për ta fituar besimin e qytetarëve dhe udhëheqjen e shtetit.
“Ne të gjithë hyjmë në zgjedhje me ofertat tona për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të udhëhequr shtetin përmes vizionit që prezantojmë. Se kush do t’i fitojë zgjedhjet, do të tregojë populli përmes votës”, ka pohuar Lekaj.
Nisma s’e pranon rezultatin: Jemi zgjeruar në gjithë Kosovën
Në sondazhin e publikuar nga Vetëvendosje, partia Nisma për Kosovën nuk e kalon pragun zgjedhor, ndërsa kjo e fundit nuk e ka pranuar këtë rezultat.
Sipas tyre, Nisma është duke u zgjeruar, ata kanë aderime të reja, prandaj një rezultat i tillë nuk duhet t’i bëjë qytetarët të besojnë dhe të bien pre e sondazheve.
Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se ata janë zgjeruar në Drenicë, Prizren dhe në gjithë Kosovën, prandaj rezultati i Vetëvendosjes, sipas tij, nuk është i vërtetë.
“Sondazhi i Vetëvendosjes se Nisma për Kosovën nuk do ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme nuk është i vërtetë, prandaj ne nuk i besojmë këtij rezultati. Nisma është rritur, është zgjeruar në Drencicë, Prizren e në tërë Kosovën. Kemi intelektualë që kanë aderuar tek ne, por edhe jemi në diskutime me të tjerët, kështu që një rezultati të tillë nuk duhet t’i besojnë as qytetarët. Ata nuk duhet të bien pre e provokimeve”, ka pohuar Hasani për “Bota sot”.
VV-partive politike: Nëse s’e besoni rezultatin, pse po reagoni?!
Ndërsa, një kundërpërgjigje ndaj këtyre reagimeve të partive politike ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Vetëvendosje, nëse përnjëmend sondazhi u duket jokredibil e jo i vërtetë, atëherë përse ky reagim nga disa zyrtarë të secilës parti.
Zëdhënësi për medie në selinë e Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka thënë se nuk e shohin shqetësues faktin që dikush apo në këtë rast partitë, nuk e besojnë këtë sondazh.
“Nuk e shoh shumë shqetësues faktin që dikush apo në këtë rast partitë, nuk e besojnë këtë sondazh. Gjithsecili mund ta komentojë si të dojë cilëndo matje që bëhet përmes sondazheve, por të konstatosh se ai është manipuluar është e pavërtetë e madhe, pasi që ne thjeshtë kemi qenë njëri ndër klientët në këtë sondazh të UboConsulting që është prej kompanive me kredibile në vend, është shprehur Hoti.
Lëvizja Vetëvendosje, së fundmi ka dalë me një sondazh, sipas së cilit në zgjedhjet e ardhshme, ata do të dalin fitues. Pas Vetëvendosjes, në këtë sondazh është renditur Partia Demokratike e Kosovës e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa të renditura si më pak të votuara kanë qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e re, Nisma për Kosovën dhe në fund partia e re, Alternativa.
Mirëpo, rezultatet e këtij sondazhi nuk janë pritur mirë nga partitë tjera politike. Nisma për Kosovën menjëherë ka dalë me një reagim, përmes së cilit kanë thënë që ata nuk i besojnë këtij sondazhi dhe se njerëzit nuk duhet të bien pre e sondazheve.
LDK nuk komenton “dëshirat subjektive”
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë sondazhin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj është shprehur për “Bota sot” se ai nuk i komenton sondazhet e partive, sepse ato janë më shumë dëshirë subjektive se sa diçka reale.
“Nuk i komentoj sondazhet e partive. Më shumë shihen si dëshirë subjektive se sa diçka që është reale” ka thënë Zemaj.
PDK: Vetëvendosje rrezikon ta humb edhe Prishtinën
Kurse, PDK-ja e quan totalisht të pakuptimtë këtë sondazh.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Vetëvendosja në nivel lokal ka një komunë, ndërsa tani rrezikon ta humb edhe atë.
“Vetëvendosja në nivel lokal qeverisës ka vetëm një komunë. Në zgjedhjet lokale, ajo rrezikon që ta humb besimin e qytetarëve edhe në Prishtinë. Prandaj, sondazhi është totalisht i pakuptimtë”, është shprehur Deliu.
AAK: Se kush do t’i fitojë zgjedhjet, do të tregojë populli përmes votës
Kurse, partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se përmes këtij sondazhi, nuk tregohet edhe matja e opinionit qytetar në përgjithësi. Duke folur për gazetën, deputeti i kësaj partie
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...