Partitë politike këtë periudhë kohore, e cila nuk ka ngelur edhe e gjatë që të përfundoj, po e shfrytëzojnë në maksimum për të bërë fushatë në rrjetet sociale. Ato po i përdorin rrjetet sociale për të targetuar audiencë të caktuar si shkak i trendit të zhvillimit teknologjik.
Eksperti i medieve sociale, Valon Canhasi, deklaroi se fushata e partive politike e cila po zhvillohet në kuadër të rrjeteve sociale si e tillë mund të konsiderohet e ashpër, pasi ka filluar shpejt dhe në kuptimin e koalicioneve mungon koordinimi total, duke filluar kështu nga prezantimi i programit, pikave e deri tek promovimi i kandidatëve për deputet.
Kurse, Altin Ademin nga Instituti Kosovar për Politika Progresiste tha se sot partitë politike po i shfrytëzojnë rrjetet sociale, si shkak shtrirjes më të madhe demografike, për të synuar audiencë më të madhe.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024