Demarkacioni dhe mos transformimi i FSK-së në ushtri shumë lehtë mund ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Vet kryeministri Isa Mustafa gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve në Podujevë me shumë çudi kërkoi zbardhjet e vrasjeve të anëtarëve të LDK-së, gjë të cilën nuk e kërkoi edhe më herët dhe në fakt kjo aludon sikur po përgatitet për zgjedhje.
Pozitë dhe opozitë thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, madje opozita thotë se që nga marrja e mandatit të Mustafës kanë qenë të gatshëm për zgjedhje.
Adem Grabovci nga radhët e PDK-së gjatë një prononcimi për Tribuna Channel ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje. Grabovci u shpreh se me asnjë parti nuk kanë vënë vijë të kuqe sa i përket koalicionit para dhe pas zgjedhjeve.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet hapur për zgjedhje, pos që thotë se duhet respektuar mandati kushtetues që zgjedhjet të mbahen në vitin tjetër, atëherë kur përfundon mandati i kësaj qeverie.
Salih Morina nga kjo parti thotë se jemi të hapur me cilën do parti për ndonjë koalicion të mundur.
Teuta Haxhiu nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se janë të gatshëm për zgjedhje. Ajo gjatë intervistës për televizionin thotë se ka qenë e vështirë koha sa nuk ka qenë në Kosovë Ramush Haradinaj, por jo befasi.
Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje dhe se pos koalicionit me AAK-në presin edhe koalicione tjera, pos sic thotë ajo me partinë që e ka degraduar vendin.
Nga ana tjetër Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është e gatshme për zgjedhje dhe se pos partive në koalicion, PDK-së dhe LDK-së me të gjitha partitë tjera janë të hapura për koalicion.
Zgjedhjet Nacionale janë të parapara të mbahen në korrik të vitit të ardhshëm, por duke parë rrjedhën e aktualitetit politik, qytetaret mund të drejtohen kutive të votimit edhe më herët.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?