Të tri partitë opozitare në vend, PDK, LDK dhe AAK, kanë lëshuar sallën e kuvendit, pasi nuk patën vota të mjaftueshme që ta votojnë rezolutën që kundërshtonte rritjen e çmimit të energjisë në vend.
Pas lëshimit të sallës, të tri partitë mbajtën konferencë për media, ku ripërsëritën qëndrimet e tyre, teksa thanë se bllok-tarifat sapo të hyjnë në fuqi do të kundërshtohen me mekanizma ligjor.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzoi kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është bërë bashkë me ZRRE-n që ta implementojnë një bllok-tarif që sipas tij, është e papërballueshme për jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë se këtu ka një koordinim të plotë mes Kurtit, ZRRE-s dhe grupit parlamentar të VV-së. Këto tri institucione janë bërë bashkë që ta implementojnë një bllok-tarif që është e papërballueshme për jetën e qytetarëve të Kosovës”.
“Duket qartë se mazhoranca është pro rritjes së çmimit të energjisë elektrike me tarifa të papërballueshme, ndërsa nga sot e tutje ne duhet t’i provojmë të gjitha mekanizmat tonë ligjor, kushtetues, juridik e çkado tjetër për të përballuar një gjë të tillë”,ka thënë Tahiri.
Qëndrim të njëjtë shprehu edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili tha se veprimet e opozitës janë të ligjshme për të parandaluar një të keqe, që sipas tij, po i pret qytetarët e Kosovës, pa asnjë shpjegim ose mundësi për të kërkuar alternativa efikase që ta përballojnë këtë gjendje.
Më tej, ai tha se qeveria e tanishme e ka edhe mbështetjen e Listës Serbe, dhe se nuk mund të bëhen pjesë e një loje të tillë.
“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje përkundër numrave që i kanë të plotë, e edhe mbështetjen që e kanë nga Lista Serbe, ju e patë që në raportin e djeshëm, katër komunat veriore përjashtohen nga kjo rritje dhe kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, ka thënë Zemaj, njofton Klankosova.tv.
Kurse, Besnik Tahiri, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që sipas tij, të mos ik prej përgjegjësisë, duke thënë se çdo i dyti shqiptar e ka votuar VV-në dhe mos-marrja pjesë në votim, e dështoi rezolutën që sipas tij, në rastin më të keq e kishte ndihmuar qeverinë e ZRRE-n të mos rritën çmimet.
“Secili shqiptar i dytë e ka votuar VV-në dhe mos-marrja pjesë në votim, realisht e dështoi rezolutën, që në rastin më të keq e kishte ndihmuar edhe ZRRE-n edhe qeverinë të mos rriten çmimet e energjisë, sepse rezoluta është vetëm rekomanduese”.
“Albin Kurti, populli të ka votuar për të krijuar zgjidhje, mos ik prej përgjegjësisë. Besimi është i shenjtë, por është vështirë ta mbash. Mos krijo zgjidhje duke rënduar qytetarin e Kosovës, por zgjidhje duke ia lehtësuar dhe përballur me një krizë të jashtëzakonshme”, ka thënë Tahiri./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë