Partitë politike që synojnë garën për zgjedhjet lokale të tetorit, ende nuk kanë paguar gjobat të cilat i janë shqiptuar atyre për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore të 11 qershorit.
Ato kanë kohë deri me 22 gusht të bëjnë të gjitha pagesat në të kundërtën rrezikojnë mos certifikimin për zgjedhjet lokale të tetorit.
Deri më tani nga shuma prej 348,900 euro, janë paguar vetëm 3,700.
Ani pse po përgatiten për procesin e aplikimit dhe certifikimit në zgjedhjet lokale që mbahen në muajin tetor, shumica e partive politike, nuk kanë paguar ende asnjë prej gjobave të cilat ua ka shqiptuar PAZP-ja për shkelje gjatë fushatës zgjedhore të 11 qershorit.
Koalicioni PAN është i vetmi i cili ka kryer një shumë simbolike në krahasim me gjobat e marra, mirëpo ende nuk e ka paguar të gjithë dënimin.
E mos kryerja e këtij obligimi mund ti lë partitë politike pa certifikim për zgjedhjet lokale.
Kryetar i sekretariatit të PZAP-it Mulë Desku ka tërhequr edhe njëherë vërejtjen se subjektet politike që nuk paguajnë gjobat rrezikojnë mos certifikimin në procesin zgjedhor të tetorit.
Ndërsa aplikimi për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 Tetor tashmë është hapur, po ende asnjë nga partitë nuk ka dërguar aplikacionet.
Valmir Elezi nga KQZ, tha për Tribuna Channel se afati për certifikimin e subjekteve politike është i hapur deri me 22 gusht.Subjektet politike në vendin tonë kanë borxh në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa 348,900 euro prej të cilave vetëm 3,700 euro janë të paguara
.Desku tha se subjektet politike duhet t’i paguajnë të gjitha gjobat në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë për certifikimin në zgjedhjet lokale.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor