Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar në një takim konsultativ krerët e partive politike për të diskutuar lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri e konsideron të ngutshëm ftesën për këtë takim.
‘E thotë edhe Kushtetua për shpalljen e zgjedhjeve lokale jo më shpejt se 6 muaj dhe jo më vonë se 3 muaj nga koha e mbajtjes së zgjedhjeve të kaluara. 28 dhjetori është përfundimi i mandatit të kryetarëve të komunave të Kosovës që i bie që ka ardh koha me fol për zgjedhjet lokale. Por, mëgjithate mendojë se presidenti Thaci e ka ngut pak sepse ka mundur me na thirre edhe javën e ardhshme, por sidoqoftë është çështje e kryetarëve të partive me zhvillu bisedat me presidentin për zgjedhjet lokale, dhe urojë të mos na thirre për zgjedhjet parlamentare më shpejt’, ka thënë Haziri për Indeksonline.
Ndryshe mendon Pal Lekaj nga AAK, sipas tij tani është koha e duhur për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të nivelit komunal.
‘Presidenti mendoj se këtë takim e ka thirrë në kohën e duhur. Në këtë drejtim mendoj që sa më herët të mbahen që mos të bien në terr aq më mirë është për qytetarët dhe subjektet politike, përveç atyre që iu konvenon terri, atëherë mund të japin data që e shtyjnë diku kah nëntori, por unë mendoj se më ideale do të ishte mesi i tetorit’, ka thënë Lekaj.
Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Agim Bahitiri nga AKR.
‘Unë do të jem në atë takim për të përfaqësuar AKR-në, ku do të diskutojmë për datën e zgjedhjeve në nivel lokal. Unë mendojë se data e mundshme është diku 22 tetori, por të shohim se cilat janë mundësitë për vazhdimin e kësaj date’, ka thënë Bahiti për Indeksonline.
Ftesës për këtë takim i është përgjigjur edhe Vetëvendosje.
Pa dashur të flasë më shumë rreth këtij takimi, Rexhep Selimi ka thënë se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi.
Edhe Nisma për Kosovën do të jetë pjesë e këtij takimi. Partinë e Fatmir Limajt në këtë takim pritet ta prezantoj Valdete Bajrami.
“Indeksonline’, ka raportuar sot se janë dy data si opsion për organizimin e zgjedhjeve lokale: 22 ose 29 tetori.
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...