Partitë më të mëdha politike, kandidatët e të cilave kanë siguruar balotazhin në garën për kryetarë të komunave më të mëdha të Kosovës, janë ende duke kalkuluar rreth koalicioneve të mundshme para rrethit të dytë të votimeve.
Aktualisht, ato nuk mbajnë vija të kuqe për asnjërën prej partive politike. Ndërkohë që koalicionet midis tyre, mund të ndryshojnë, nga komuna në komunë.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 19 komuna, përfshi edhe komunat më të mëdha, përveç Pejës, do të ketë balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në 12 komuna në balotazh në zgjedhjet lokale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha për Radion Evropa e Lirë janë duke zhvilluar diskutime me degët e partisë dhe se në ditë e ardhshme në Këshillin e Përgjithshëm do të merret vendimi se çfarë koalicione mund të propozojnë.
“Arritja e koalicioneve në nivel lokal është çështje e degëve sepse komunat janë heterogjene për nga konfiguracioni i forcave politike që dominojnë në komunat përkatëse. Strukturat tona janë mirë të konsoliduara dhe ne zakonisht i involvojmë degët në marrjen e vendimeve se çfarë koalicione të formohen në nivele lokale”, thotë Hoti.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në balotazh do të shkojë në 9 komuna.
Zenun Pajaziti, nënkryetar i PDK-së tha për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë marrë ndonjë vendim të caktuar rreth koalicioneve të mundshme në prag të rrethit të dytë të votimeve.
“Si parti ende nuk kemi marrë ndonjë vendim të tillë. Vija të kuqe as në periudha të ndryshme kur vendi ka qenë në situatë të palakmueshme nuk kemi bërë, e nuk besoj që do të kemi as për pushtetin lokal. Për neve është më rëndësi që t’u ofrojmë qytetarëve ofertën më të mirë, të punojmë, të realizojmë pritjet dhe kërkesat e tyre, sesa kombinimet politike që mund të jenë”, tha Pajaziti.
Derisa, Lëvizja Vetëvendosje, sipas zyrtarit për media Shkodran Hoti, është duke pritur rezultatet përfundimtare. Kjo parti, sipas rezultateve preliminare do të jetë në balotazh në 6 komuna.
“Momentalisht jemi në pritje të certifikimit të rezultateve për të parë saktësisht se si qëndrojnë rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës dhe më pas do të diskutojmë për ecjen tutje”, tha Hoti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.=
Mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë kanë dhënë vlerësim pozitiv të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...