Google ADS

Partitë “harrojnë” krimet e luftës, askush nuk përmend gjykimin e kriminelëve

09:27 | 1 Tetor 2019
arbresh.info

Premtime për zhvillim ekonomik, investime në arsim, shëndetësi e kulturë, por asnjë nga partitë politike nuk ka prezantuar strategji se si do të angazhohen në gjykimin e kriminelëve serbë.

Sipas analistëve udhëheqësit politik dhe ndërshtetëror  që kanë qenë në pushtet deri më tani, nuk kanë bërë asgjë që të vihen para drejtësisë kriminelët serbë që kanë vrarë më tepër se 15 mijë qytetar civil shqiptarë në Kosovë gjatë luftës, që kanë shkatërruar infrastrukturën e Kosovës, po ashtu nuk kanë bërë asgjë edhe për të pagjeturit që nuk kanë bërë presion as ndërkombëtarët e as nuk e kanë pasur në agjendën e bisedimeve me Serbinë.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë për arbresh.info se bërësit e krimeve të luftës shëtisin lirshëm jo vetëm në Serbi, por edhe gjithandej botës, por edhe nëpër Kosovë.

“Ku të gjitha provat që janë dërguar në Tribunalin e Hagës, nga përfaqësuesit e zyrës ligjore të UNMIK-ut, zyrës ligjore të përfaqësuesve të EULEX, dhe të zyrës ndërkombëtare ISO, të gjitha provat që i kanë duhet të ndiqen me efikasitet përmes Prokurorisë Speciale, dhe këtë duhet t’a ketë prioritare qeverisja e ardhshme e gjashtë tetorit”, deklaroi Baraliu.

Kosova është republikë parlamentare, pra tri pushtete e saj, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori janë të ndara, por jo edhe të pavarura, sipas Baraliut.

“Politika ka ndërhyrë qartazi dhe në mënyrë arbitrare  në vazhdimësi në punën e gjyqësorit dhe drejtësisë, dhe për pasoj kemi një gjyqësi të politizuar dhe të korruptuar”, ka thënë Baraliu.

Avokati Tomë Gashi, deklaron për arbresh.info se deri më tani e vetmja parti që e ka përmendur në planprogramin e saj për kryerësit e luftës, është Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa sa i përket partive tjera politike që kanë qenë në pushtet deri më tani, nuk kanë bërë asgjë që të vihen para drejtësisë kriminelët serbë.

“Ndërsa sa i përket këtyre është bërë tepër pak  se gjitha partitë politike dhe të gjithë udhëheqësit politik dhe ndërshtetëror  që kanë qenë në pushtet deri më tani, nuk kanë bërë asgjë që të vihen para drejtësisë kriminelët serbë që kanë vrarë më tepër se 15 mijë qytetar civil shqiptarë në Kosovë gjatë luftës, që kanë shkatërruar infrastrukturën e Kosovës, po ashtu nuk kanë bërë asgjë edhe për të pagjeturit që nuk kanë bërë presion as ndërkombëtarët e as nuk e kanë pasur në agjendën e bisedimeve me Serbinë, kështu që deri më tani të gjithë kanë dështuar. Unë mendoj që personat që i votojnë, pothuajse të njëjtit, ata që kanë qenë udhëheqësit politik deri më tani edhe pse asgjë nuk kanë bërë në përmirësimin  e padrejtësive, në vënien e padrejtësive  të kriminelëve serbë  që në Kosovë kanë kryer krime të tmerrshme që nuk mbahen mend pas luftës së dytë botërore”, ka thënë avokati Gashi.

Avokati Gashi, ka folur edhe për Strategjinë e Krimeve të Luftës, të hartuar nga Prokuroria e Kosovës.

“Absolutisht nuk ka arritur të funksionalizohet kjo strategji, sepse kjo është strategji që mbetet vetëm në letër, sepse për t’a vërtetuar themi që nga ajo kohë kur është përpiluar ajo strategji, e që është 20 vite pas luftës nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është për t’i ikur  presionit popullor, sepse deri më tani nuk është bërë asgjë, e kjo ka mbetur vetëm një letër e shkruar e thatë dhe asgjë nuk është bërë deri më tani”, ka thënë avokati Gashi.

Ai më tutje, për arbresh.info, ka thënë se, edhe 20 vjet pas luftës Kosova nuk ka grumbulluar asnjë fakt apo provë kundër kriminelëve serbë, edhe pse askush nuk ia ka ndaluar.

“Askush nuk ia ka ndaluar shtetit që të hetoj dhe të grumbulloj prova për kriminelët serb, Askush nuk ia ka ndaluar që të marr në pyetje, që të figuroj prova të dëshmitarëve të gjallë dhe se çdo ditë e humbur është në favor të kriminelëve serb dhe në disfavor të popullatës apo të anëtarëve të familjeve, të atyre që janë vrarë nga ushtria  dhe nga policia serbe. Për shkak se njerëzit vdesin dhe 20 vjet pas luftës, një pjesë e atyre që i dinë krimet e luftës që i ka bërë Serbia, një pjesë e atyre që nuk kanë mundur t’i dokumentojnë këto në prova ligjore, e fatkeqësisht nuk janë gjallë dhe provat çdo ditë kthehen, dhe sigurisht 20 vjet pas luftës është mirë që këto iniciativa të realizohen sepse çdo ditë e humbur është fatkeqësisht mbulim i kriminelëve serb dhe nëse ne vazhdojmë më këtë teprim atëherë, të gjithë ata që kanë pësuar nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë, kriminelët serb do të mbeten pa dënuar, por ata do të vdesin duke pritur drejtësi e cila thuajse kurrë nuk do t’iu vihet”, ka thanë avokati Tomë Gashi.

Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale të gjashtë tetorit përfundon të premten./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme