Partitë më të vogla, pjesë e shumicës parlamentare, nga dita e sotme e deri të shtunën do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme të tyre gjatë votimit të Qeverisë. Për “Alsat”, nga Lidhja demokratike, OBRM-popullore, Partia Liberal Demokrate, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë dhe partitë e komunitetit turk thonë se kanë disa kushte për të cilat presin të arrijnë marrëveshje me qeverinë e re që ata të realizohen në të ardhmen.
Ndër kërkesat janë:
– Një njësi zgjedhore,
– Formimi i Agjencisë së pavarur për ndjekjen e krimit të rëndë dhe korrupsionit të nivelit të lartë,
– Përsëritje e procedurave gjyqësore për rastet e montuara,
– Punësim i menjëhershëm i të diplomuarve me sukses të lartë.
Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov ditë më parë njoftoi se ka marrëveshje parimore me Kovaçevskin për formimin e Agjencisë dhe se kërkojnë garanci që çështja e krijimit të një njësie zgjedhore do të diskutohet menjëherë me rikthimin e punës së Kuvendit.
“Ky është një nga kushtet kryesore a do ta mbështesim ose jo qeverinë e re. Nëse edhe më tej ka zvarritje ose të presim të pajtohen të gjitha partitë, asnjëherë s’do të kemi konsensus për këtë çështje sepse vazhdimisht njëra nga partitë është kundër. Ata koordinohen mes vete, një herë është OBRM-PDUKM-ja kundër, herë tjetër LSDM-ja dhe pastaj BDI-ja”, deklaroi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.
Por kërkesa për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura të kandidatëve për deputetë është kërkesë e kamotshme e partive të vogla. Ajo nuk është realizuar asnjëherë për shkak se nuk ka pasur konsensus.
Për profesorin Ferat Polisi, sistemi aktual zgjedhor është korrekt dhe duhet të mbetet.
“Kërkesa e partive të vogla për një njësi zgjedhore nuk është në favor të askujt për shkak se ata si parti të vogla duhet ta dinë se sistemi bart me vete edhe pragun zgjedhor që nënkupton se partitë më të vogla jo që kanë lehtësim të procesin por kanë humbje”, tha Ferat Polisi, profesor.
Polisi vlerëson se edhe për partitë shqiptare, ky sistem është më i favorshëm.
“Sa u takon partive shqiptare, mendoj se sistemi aktual me gjashtë njësi zgjedhore është më i favorshëm. Neve na nevojitet sistemi aktual i cili favorizon edhe partitë e vogla, edhe atë, më shumë favorizohemi nëse krijohen koalicione dhe do të ketë më shumë ulëse në parlament”, u shpreh Ferat Polisi, profesor.
Një njësi zgjedhore dhe listat e hapura për deputetë i mbështet LSDM-ja, pjesërisht OBRM-PDUKM-ja por jo edhe BDI-ja./alsat
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp