Partitë në vend kanë kërkuar zgjedhjet tash e sa kohë, por që tash del të mos jenë të përgatitura për fushatë.
Kjo sipas analistit Shkëlzen Maliqi, që ka thënë se partitë po kanë problem më së shumti në harmonizimin e programeve – veçanërisht koalicionet, njofton Klan Kosova.
Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se është absurde papërgatitja e partive të mëdha për fushatë.
“Nuk kanë asgjë konkrete, kanë demagogji, populizëm ekstrem”, ka thënë Muhaxhiri në Analiza Zgjedhore.
“Ka një diskrepancë të madhe”, ka shtuar ai.
“Kjo para fushatë po më duket si një ëndërr”, ka pohuar Muhaxhiri.
Ai ka deklaruar se sapo të zgjidhet qeveria e re të gjithë do të zgjohen në mënyrë brutale, pasi premtimet e dhëna nuk ka mundësi që të realizohen për vite të tëra, jo brenda një mandati qeverisës.
“Ka qenë telenovelë me sigurimet shëndetësore dhe tani po premtohet zgjidhje e shpejtë”.
“LDK me një moment ka qëndrime djathtiste, ndërsa në anën tjetër bën premtime krejtësisht majtiste”.
Sipas Muhaxhirit inflacioni i premtimeve do të jetë tejet zhgënjyes cila do qeveri të krijohet.
“Nuk duhet të teprohet me populizëm. Ne si taksapagues meritojmë një qasje më dinjitoze në këtë fushatë”, ka përfunduar Muhaxhiri.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...